Anglia fiton, por nuk shkëlqen, me “tre luanët” që nuk ngjallin frikë në start. Ndaj Serbisë, njeri i ndeshjes ishte pikërisht ai që pritej, Jude Bellingham, me talentin e Real Madrid, që zhbllokoi sfidën që në minutën e 13-të me një goditje të bukur me kokë. Epërsia e shpejtë i dha luksin ishullorëve që administronin me qetësi këtë takim, ishin dhe të pafat si në minutën e 77-të me Harry Kane që u ndal në traversë. Vlahovic me shokë tentuan deri në fund të shmangin humbjen, por pa sukses.
Pavarësisht se ekipi i tij nuk ishte brilant në debutim, Gareth Southgate shijon këtë tre pikësh: “Serbia është një skuadër e fortë, vuajtëm pak. Jam me të vërtetë i kënaqur për mënyrën se si u mbrojtëm, për mënyrën se si luajtëm, mbi të gjitha në pjesën e parë, mendoj se e lëvizëm mirë topin. Në pjesën e dytë nuk mbajtëm dot ritmin që dëshironim, por të fitonim këtë ndeshjes ishte shumë e rëndësishme”, i shpreh Southgate.
Njeri i ndeshjes u shpall Jude Bellingham, me yllin e Realit që vlerëson paraqitjen e ekipit: “Ishte një ndeshje e bukur. Serbia është një skuadër e mirë, e fortë. Ishte e rëndësishme ta nisnim mbarë dhe ashtu ndodhi. Ne do të ruajmë standardin tonë edhe në ndeshjen e radhës”, u shpreh Bellingham.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co