Aktori amerikan Ben Affleck, i cili së fundmi është ndarë nga bashkëshortja, këngëtarja, Jennifer Lopez, raportohet se është në lidhje me Kathleen ‘Kick’ Kennedy, vajzën e Robert F. Kennedyt Jr.
Kennedy Jr. është nipi i John F Kennedyt, që ishte vrarë më 1963, kur ishte në postin e presidentit të SHBA-së.
Daily Mail ka shkruar se Affleck është parë më Kickun, pas ndarjes nga krijuesja e hitit “Love Don’t Cost a Thing”.
Gjithashtu është raportuar se para se ta rregullonte lidhjen me Lopezin, ishte në një lidhje të shkurtër me 36-vjeçen.
Statusi martesor i fituesit të çmimi “Oscar” është konfirmuar javën e shkuar, pasi 55 vjeçja dorëzoi kërkesën për divorc ndërkohë që u bë e ditur se çifti ishte ndarë në muajin prill.
Tani disa burime kanë thënë se Affleck është parë duke qëndruar bashkë me Kicken, por aktori ka qëndruar i heshtur rreth detajeve të kësaj lidhje sepse Kick nuk dëshiron të shihet si “dashnore”.
“Ben e Kick kanë qenë bashkë për pak kohë para se ai të lidhej me Jenniferin. Ata janë takuar sepse Beni është nga Bostoni, e kur jeton atje, e di që familja Kennedy është si mbretëri”, ka thënë burimi, ndërkohë që ka shtuar se Benit i dukej sikur u bë pjesë e kësaj familje, por Kick ishte shumë e re dhe nuk ishte e gatshme për asgjë serioze.
Burimi ka thënë se Kick e Affleck nuk kanë pasur asnjë aferë ndërkohë që aktori ishte i martuar.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co