Shqiperia

Ben Andoni: Opozita duhet të krijojë frymë, ja pse Gjikuria nuk mund të pranojë ofertën e Tavos

ben andoni opozita duhet te krijoje fryme ja pse gjikuria nuk mund te pranoje oferten e tavos
ben andoni opozita duhet te krijoje fryme ja pse gjikuria nuk mund te pranoje oferten e tavos

Analisti Ben Andoni në rubrikën “Opinion” në News24 tha se gabimi që u bë në zgjedhjet e Himarës ishte se të dy kandidatët vinin nga minoriteti, ndërkohë që është një zonë që ka 85 % të popullsisë shqiptarë.

Duke komentuar ftesën që Vangjel Tavo i ka drejtuar z.Gjikuria për të qenë nënkryetar i Bashkisë së Himarës, Andoni tha se në Shqipëri nuk kemi atë kulturë demokratike që të ndodhin gjëra të tilla, apo bashkëpunime të tilla.

“Petro Gjikuria nuk mund të pranojë ftesën e Kryebashkiakut Tavo pasi ai do të linçohet nga Partia Demokratike dhe parti të tjera të opozitës, sikundër ka ndodhur gjithmonë, pavarësisht se ne jemi dëshmitarë kur PD dhe PS flirtojnë midis tyre”, tha Andoni.

Ai tha se opozita duhet të japë një model ndryshe, pasi denoncimin mbi korrupsionin e opozitës po e bën SPAK, e bëjnë mediat, ndërsa opozita duhet të tregojë qytetari, të drejtojë edhe njëherë gishtin e fajtorit nga vetja.

[embedded content]

“Opozita duhet të krijojë frymën te njerëzit, por kam frikë se edhe PD po imiton PS në format më të këqija. Shqipëtarët po presin nga opozita një model të ri”, tha Andoni.

Ai tha se opozita duhet të hapë partinë, duhet të ofrojë njerëz me profile qytetare, duhet të krijojnë një model krejt tjetër dhe jo duke mbajtur bluzat ‘lironi Sali Berishën’. “Ata nuk po krijojnë frymë, fryma nuk krijohet duke bërtitur. Duhen krijuar modele reale, duke nisur që nga Këshilli Bashkiak”, tha ai.

Ben Andoni tha se PD duhet të nisi me një regjistër krejt tjetër, nëse kërkon të vijë në pushtet. “Më vjen keq që PD qenka e ngopur edhe me opozitën, është e kënaqur me këtë lloj gjendjeje”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts