Fakti që Viktor Orban do të marrë Presidencën e Bashkimit Evropian për gjashtë muaj, kishte ndezur tashmë më shumë se një zile alarmi në bllok.
Rezultati i zgjedhjeve evropiane, avancimi i së djathtës, kataklizma politike në Francë me sovranistët e Marine Le Pen në garë për të udhëhequr ekzekutivin transalpin dhe rreziku për të gjetur Donald Trump përsëri në Shtëpinë e Bardhë pas disa muajsh, janë burime të tjera shqetësimi.
Alarmet dhe ankthet që lideri hungarez donte t’i riniste në mënyrën e tij, duke nisur një provokim të ri që i shkel syrin pikërisht ish-presidentit amerikan: “Bëni Evropën përsëri të madhe”.
Ky është slogani që kryeson programin e Budapestit për presidencën e rradhës të BE-së, e cila do të fillojë në korrik.
Introducing the official logo and motto of the Hungarian Presidency #HU24EU of the Council of the European Union. 🇭🇺🇪🇺 Make Europe Great Again 🇪🇺 pic.twitter.com/1Hl9SpJFkE
— Hungary in the EU (@HungaryintheEU) June 18, 2024
Slogani është një mesazh i qartë lufte për establishmentin e Brukselit në të cilin Orban ishte pjesë për disa dekada.
“Motoja jonë i referohet idesë së një presidencë aktive dhe konkrete, për faktin se së bashku jemi më të fortë, duke respektuar identitetin tonë”, u përpoq të zbusë tonet gjatë konferencës për shtyp për të prezantuar programin e presidencës hungareze, ministri i Çështjeve Evropiane, Janosh Boka.
Kur u pyet për lidhjet me lëvizjen Maga (“Make America great again”) të kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, ministri u përgjigj me një shaka: “Me sa di unë, Donald Trump kurrë nuk ka dashur ta bëjë Evropën të fortë”.
Por synimi i Orban për të forcuar lidhjen midis të djathtës evropiane dhe asaj që i referohet Trump është e qartë.
Në program, Hungaria rendit 7 përparësi, të tilla si forcimi i konkurrencës së bllokut ose lufta kundër imigracionit të paligjshëm, një nga pikat e forta të Orban.
Vitin e kaluar Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë në të cilën hodhi dyshime serioze mbi aftësinë e Budapestit për të ” përmbushur me besueshmëri detyrën e tij duke pasur parasysh dështimin e tij për të respektuar ligjet dhe vlerat e BE”.
Hungaria është në konflikt me Brukselin për mangësitë në luftën kundër korrupsionit dhe pavarësinë e medias. Dhe si kundërpërgjigje, BE-ja pezulloi disbursimin e miliarda eurove të fondeve evropiane që duhej t’i ishin paguar Hungarisë.
Për më tepër, ekziston çështja e Rusisë, me Orban që vazhdon të vërë veton ndaj masave kundër Putinit dhe duke akuzuar NATO-n dhe shumicën aktuale në Bruksel se duan të tërheqin Evropën drejt një “lufte globale”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co