Bënte namin me vjedhje në Trieste! Pas vuajtjes së dënimit, shqiptari dënohet nga Italia

bente namin me vjedhje ne trieste pas vuajtjes se denimit shqiptari denohet nga italia
bente namin me vjedhje ne trieste pas vuajtjes se denimit shqiptari denohet nga italia

Karabinierët në Trieste kanë dëbuar nga vendi një 34-vjeçar shqiptar, të akuzuar për një seri vjedhjesh të bizneseve.

Efektivët e Komisariatit të Triestes e kanë shoqëruar të riun e sapo liruar nga burgu drejt aeroportit të Veronës, për ta kthyer drejt Tiranës, me fluturimin e radhës.

34-vjeçari shqiptar, sipas asaj që shkruajnë mediet e vendit fqinj, ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burg dhe 360 euro gjobë, për vjedhje të rëndë të shumëfishtë. Ky dënim është zëvendësuar nga gjyqtari me dëbim nga territori kombëtar për pesë vjet, duke u mjaftuar me kohën e paraburgimit.

Emri i shqiptarit nuk është bërë me dije nga mediat italiane, por dyshohet se ai së bashku me një tjetër shqiptar ishin përgjegjës për një vjedhje në një farmaci në shkurt dhe për një plaçkitje të kryer në një lokal në qendër të Triestes./Trieste Cafe/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →