Analisti Genc Burimi iu është bashkuar komenteve të shumta pas intervistës në arrati të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.
Në një reagim, Burimi thekson se Ahmetaj, jo pa faj, nuk mund të kthehet për pretekst për drejtësinë.
“Kur pashë intervistën-rrëfim dy orë e gjysëm të ish-zëvendës Kryeministrit Arben Ahmetaj, instiktivisht, një tjetër imazh televiziv iu mbivu, të parit. Një dokument arkive në youtube, ku Kadri Hazbiu me pranga, qëndron në këmbë para trupës gjykuese, me çehre prej mermeri dhe të mplakur para kohe. Ish-ministri i brendshëm i Enver Hoxhës, thuajse numri dy i ish-regjimit diktatorial shqiptar, me një ton gjysëm të mposhtur e gjysëm të revoltuar i drejtohej gjykatësit popullor me këto fjalë : «Më kanë tortuar ç’njerëzisht që të pohoja të pavërteta!». Dhe gjykatësi i regjimit që ja kthente : «po ju vetë keni qenë Ministri i atij dikasteri që thoni që ju paska torturuar. Edhe ju i torturonit të tjerët ?!» Midis ndjenjës së mëshirës nga njera anë për të mjerin Kadri Hazbiu, pasi kurrë nuk mund të pajtohesh me akte që prekin dinjitetin njerëzor, por dhe ndjenjës së dhimbjes së pakufishme nga ana tjetër për ato qindra e mijëra viktima të pafajshme që ai xhelat dhe ai regjim, të cilit i shërbeu, jo vetëm torturuan por dhe vranë pa mëshirë, një mendje e kthjellë e bën vetvetiu përzgjedhjen. Kush duhet të të dhimbset më shumë, populli viktimë e politikës apo politikanët viktima të politikanëve?”, tha Burimi.
Mes të tjerash ai theksoi se ndonëse u pyet disa herë, Ahmetaj bënte sikur nuk i dinte se ku shkuan 60 milionë eurot për inceneratorin e Tiranës. “E megjithatë, s’mund të dëgjoje rrëfimin e Arben Ahmetaj pa një grimcë mëshire që duhet kemi ndaj çdo qenieje njerëzore që vuan në mishin e saj. Kjo e ndan civilizmin nga barbaria. Një rend i civilizuar nuk i’a nënshtron mëkatarin barbarisë siç e bënte Mesjeta dhe siç ndodh në regjimet autoritare. Kërcënuar personalisht me vdekje dhe deri tek fëmija e tij, Arben Ahmetaj nuk pushoi së bëri aluzion se një ditë mund ta zhdukin, se kish marrë parasysh gjithëçka dhe se vdekja ishte tashmë pjesë e pandashme e skenareve të tij për të ardhmen. Të dukej sikur dëgjoje Prigozhinin. Por ndonëse në Rusinë diktatoriale dhe pa drejtësi këto fenomene nuk habisin, si është e mundur që në Shqipërinë e drejtësisë së perëndimorëve një ish-zv.kryeministër rrëfen se ka marrë tre herë kërcënime për vdekje, duke treguar vendin dhe personat, dhe asnjë hetim mos të jetë ndërmarrë? Ku janë SPAK-u, apo prokuroria e Tiranës, apo shërbimet e inteligjencës? Si mund të lihen dhe banalizohen kërcënimet me vdekje ndaj atyre që kanë ushtruar autoritet publik dhe drejtësia mos të tregojë dhëmbët ? Por ne Shqipëri, drejtësia deshmon se funksionon si politika : po ishe i poshter dhe ke tradhetuar kupolen e pushtetit, dhe ne djall te shkosh askush nuk do lëvizë as gishtin e vogel. A eshte drejtesi normale kjo e cila 48 ore pas atyre rrefimeve qe degjuam mos te beje asnjë prononcim ne lidhje me tenativat per vrasje qe dëgjuam nga goja e ish-Kryeministrit? Ahmetaj mund te jete nje personazh negativ dhe keqberes per drejtesine dhe shumicen e shqiptareve qe vuajnë ende ne kurriz pasojat e politikave te tij si ish-shtetar i larte, por kjo s’mund te kthehet kurrsesi ne pretekst qe te behet veshi i shurdher ndaj pyetjeve te drejta dhe te goditura qe shtron ai”, shton ai.
(Shkrimin e plotë të Genc Burimit mund ta lexoni te Analiza)
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co