Sport

Benzema flet për Realin: Nuk krahasohen me asnjë skuadër, Mbappe i destinuar për madrilenët

benzema flet per realin nuk krahasohen me asnje skuader mbappe i destinuar per madrilenet
benzema flet per realin nuk krahasohen me asnje skuader mbappe i destinuar per madrilenet

Karim Benzema ka kaluar shumë vite në skuadrën e Real Madrid. Sulmuesi francez, është rikthyer të flasë, edhe një herë për Los Blancos.

“Reali i Madridit është gjithmonë ekipi më i fortë në botë. Edhe në sezonin e fundit ata treguan forcën e tyre. Dominuan dhe u shpërblyen me fitimin e kampionatit dhe Championsit. Shoh vërdallë dhe nuk arrij të gjej ndonjë ekip që mund të bëjë më mirë se Reali. Ata kanë gjithçka që u duhet: futbollistë, trajner dhe president.

“Lojtarët vijnë e shkojnë, gjithmonë është kështu. Kishte ardhur edhe momenti im të largohesha nga Reali. Sigurisht që kur kthej kokën pas ndiej vetëm gëzim e lumturi.

Mbappe? Gjithmonë kam menduar se herët apo vonë ai do të luante me Realin”, – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts