Pas barazimit pa gola ndaj Arsenalit në sfidën e parë të Championsit, Atalanta e Berat Gjimshitit gjen në sfidën e dytë ukrainasit e Shahtjorit.
Pritet të jetë një sfidë ku do të luhet futboll të bukur, ndërsa Berat Gjimshiti do të jetë titullar duke iu besuar çelësat e mbrojtjes. Në sfidën e parë edhe Shahtjori u ndal në barazim pa gola, ndaj Bolonjës. Sfida do të luhet në “Veltins Arena” të Gjermanisë. Skuadrat janë përballur dy herë me njëra-tjetrën, në fazën e grupeve në Ligën e kampioneve ku secila ka nga një fitore.
Atalanta e ka mposhtur skuadrën ukrainase në transfertë me rezultatin 3-0 në 2019 ku në fushë ishte edhe Berat Gjimshiti, një nga lojtarët më të mirë të asaj mbrëmjeje.
Po në transfertë, në të njëjtin vit ka fituar edhe Shahtjori me rezultatin 2-1, ndërsa Gjimshitit në këtë sfidë nuk iu besua një fanellë titullari nga trajneri Gasperini. Këtë herë të dyja skuadrat kërkojnë fitoren për të shijuar 3 pikët e para në Champions.
PANORAMASPORT.AL