Berisha: Çdo ditë është një apel për të përmbysur këtë regjim dhe ecur drejt zgjedhjeve të lira me qeveri teknike

berisha cdo dite eshte nje apel per te permbysur kete regjim dhe ecur drejt zgjedhjeve te lira me qeveri teknike
berisha cdo dite eshte nje apel per te permbysur kete regjim dhe ecur drejt zgjedhjeve te lira me qeveri teknike

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij nga arresti shtëpiak në Tiranë, deklaroi se çdo ditë është një apel për të përmbysur regjimin e Edi Ramës.

Berisha deklaroi se ky regjim duhet përmbysur, duke shtuar se duhet të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira me qeveri teknike.

Postimi i ish-kryemijnistrit Sali Berisha:

Miqtë e mi!

Çdo ditë një skandal, çdo ditë një fakt i ri, çdo ditë është një apel të bëjmë gjithçka për të përmbysur këtë regjim, për të ecur drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me qeveri teknike.

Asnjë shqiptar nuk duhet të pranojë të mashtrohet.

Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.

Me Edi Ramën ka vjedhje të votës.

Me Edi Ramën nuk ka rotacion.

Me Edi Ramën ka bllokim dhe shkelmin të vullnetit tuaj, ndaj ju ftoj sonte kudo që jeni, të bashkohemi në betejë, në mosbindje civile, për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

Edhe një herë ju falënderoj nga zemra për qëndresën tuaj të pamposhtur dhe ju garantoj se Rruga e Shpresës është rruga e fitores, rruga e ngadhënjimit, rruga e të ardhmes.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

(Balkanweb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →