Berisha: Jorgo Goro, kurbani i Olta Xhaçkës. Për shkak të qëndrimeve të tij, Rama ka ngritur një valë të pafavorshme për emigrantët tanë në Greqi

berisha jorgo goro kurbani i olta xhackes per shkak te qendrimeve te tij rama ka ngritur nje vale te pafavorshme per emigrantet tane ne greqi
berisha jorgo goro kurbani i olta xhackes per shkak te qendrimeve te tij rama ka ngritur nje vale te pafavorshme per emigrantet tane ne greqi

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij nga banesa, ku ndodhet në arrest shtëpie, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

Berisha shprehet se Goro është kurbani i Olta Xhaçkës. Sipas Berishës, për shkak të qëndrimeve, Rama ka ngritur një valë të pafavorshme për emigrantët shqiptarë në Greqi.

Postimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Miqtë e mi!

Sot Edi Rama urdhëroi burgosjen e Jorgo Goros.

Ju them unë, nuk ka rilindas që nuk vjedh, por Jorgo Goro është kurbani i Olta Xhaçkës, sepse Goro nuk bëri gjë tjetër veç se regjistroi tokën e falsifikuar të investitorit strategjik burrë i Olta Xhaçkës.

Edi Rama, Oltën e mban në parlament.

Natyrisht është aksioner në investimin stratetegjik të burrit të saj dhe asaj.

Dhe për këtë na bind duke arrestuar Goron se ka regjistruar pronat e saj.

Të dashur miq!

Edi Rama përdor drejtësinë tërësisht në interesat e tij personale, shkatërron marrëdhëniet me një vend fqinj në të cilin jetojnë rreth 1 mln shqiptarë, të integruar që kanë ndërtuar jetën dhe ëndërrën e tyre.

Tani për shkak të qëndrimeve të tij ç’njerëzore, antikushtetuese, antieuropiane ngre një valë të pafavorshme për emigrantët tanë.

Miqtë e mi!

Edhe njëherë ju theksoj, çështja Beleri është para së gjithash çështje e shqiptarëve, sepse këtu nuk respektohen parimet universale të të drejtave të njeriut.

Sepse këtu respektohet prezumimi i pafajësisë.

Sepse këtu respektohet manipulimi i fakteve, sepse këtu dënohet vetëm e vetëm për të mbuluar krimet monstruoze dhe mafioze, që Edi Rama dhe klani i tij ka kryer në tokat e himariotëve, duke shitur brigjet e detit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →