Shqiperia

Berisha: Kjo ishte një javë lufte! Të vrarë, të plagosur, të vetëvrarë më shumë se në të gjithë Europën të marrë së bashku

berisha kjo ishte nje jave lufte te vrare te plagosur te vetevrare me shume se ne te gjithe europen te marre se bashku
berisha kjo ishte nje jave lufte te vrare te plagosur te vetevrare me shume se ne te gjithe europen te marre se bashku

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij në dritaren e banesës, ku ndodhet në arrest shtëpie, tha se kjo ishte një javë lufte.

Berisha shprehet se këtë javë u shënuan vrasje, plagosje e të vetëvrarë në vend më shumë se në të gjithë Europën të marrë së bashku.

“Të dashur miq, kjo javë ishte një javë lufte. Një javë sikur Shqipëria të ishte një zonë lufte.

Të vrarë, të plagosur, të vetëvrarë më shumë se në të gjithë Europën të marrë së bashku përveç frontit të Ukrainës.

Dje, në mes të rrugëve, në mes të ditës, në rrugët më kryesore shkrehen bateri plumbash.

Mbrëmë ekzekutohen në Velipojë dy vëllezër. Kryeplaku i një fshati në Memaliaj gjendet i therur me thikë në një përrua të Zhapokikës.

Në çdo kënd të këtij vendi, krimi zotëron, bën ligjin, kontrollon rendin dhe ka në duar rendin. Të dashur miq, krimi, vrasjet, trafiqet, grabitjet janë sot kërcënim madhor për jetën e çdo shqiptari. Dhe çdo ditë, çdo javë ato do bëhen më të rrezikshme.

Aleanca e qelbësirave që u krijua në vitin 2013 kundër rendit demokratik nga Edi Rama është shndërruar sot në aleancë krimi, droge, trafiqesh, vrasjesh, vjedhjesh të shqiptarëve.

Ishte ajo aleancë në moton ‘qelbësira të të gjithë vendit bashkohuni kundër Sali Berishës’ që sot shprehet me sundimin e krimit shtetëror. Me dominimin e krimit mbi parlamentit, mbi qeverinë, mbi drejtësinë, mbi policinë, mbi të gjitha institucionet”, shkruan Berisha.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts