Berisha mban një minutë heshtje për Ismail Kadarenë: Shqiptarët i dhanë lamtumirën sot gjeniut botëror të letrave

berisha mban nje minute heshtje per ismail kadarene shqiptaret i dhane lamtumiren sot gjeniut boteror te letrave



































Kryetari i PD-së Sali Berisha, nga protesta që po zhvillohet poshtë banesës së tij, ka kërkuar të mbahet një minutë heshtje në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u përcoll sot në banesën e fundit.

berisa

Berisha shprehu se sot shqiptarët në Tiranë, Shqipëri dhe kudo që ndodhen i dhanë lamtumirën e fundit gjeniut botëror të letrave, shkrimtarit që qëmtoi në kohëra shpirtin shqiptar, shkrimtarit atdhetar që arriti apo ngriti në një Olimp të vërtetë letrat shqiptare, Ismail Kadaresë

Të dashur qëndrestarë dhe qëndrestare të pamposhtur, misionarë të kauzës së drejtë të shqiptarëve.

Të kauzës së shpëtimit të kombit shqiptar dhe Shqipërisë!

Ju përshëndes përzemërsisht dhe shpreh mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, oratorëve fjalëzjarrtë të kësaj platforme që rrezatojnë në të katër anët të vërtetat e diktaturës së bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Të dashur miq, sot shqiptarët në Tiranë, Shqipëri dhe kudo që ndodhen i dhanë lamtumirën e fundit gjeniut botëror të letrave, shkrimtarit që qëmtoi në kohëra shpirtin shqiptar, shkrimtarit atdhetar që arriti apo ngriti në një Olimp të vërtetë letrat shqiptare, Ismail Kadaresë.

Ndaj dhe unë, për të shprehur nderimin, mirënjohjen tonë të pakufishme për shërbimet e tij ndaj kulturës, shpirtit dhe kombit shqiptar, ju ftoj ta nderojmë me një minutë heshtje gjeniun botëror të letrave, Ismail Kadarenë.

I përjetshëm kujtimi i tij!”, tha Berisha.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →