Berisha: Ne rritëm me 150 përqind pagat e mjekëve dhe infermierëve! Ata nuk largoheshin nga vendi si tani

berisha ne rritem me 150 perqind pagat e mjekeve dhe infermiereve ata nuk largoheshin nga vendi si tani
berisha ne rritem me 150 perqind pagat e mjekeve dhe infermiereve ata nuk largoheshin nga vendi si tani

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën për mbështetësit nga ballkoni i shtëpisë së tij, deklaroi se në kohën që ai qeveriste, pagat e mjekëve dhe të infermierëve u rritën me 150 përqind. Berisha shprehet se personat që kishin një profesion, nuk largoheshin në mënyrë kaq masive, sa tani.

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha:

Sonte unë do sjell në vëmendjen tuaj një shërbim që është jetik për çdo shqiptar, për çdo të moshuar, për çdo të sapolindur, për çdo fëmijë, për çdo nënë, për çdo të sëmurë. Shërbimin shëndetësor.

Unë nuk pretendoj dhe nuk them se në vitin 2013 ishte shërbimi shëndetësor që meritonin qytetarët.

Por e them me shifra dhe fakte të vërteta se ishte i pakrahasueshëm me shërbimin e sotëm.

Miqtë e mi.

Ishte i pakrahasueshëm se ato taksa tuaja, ato të ardhura tuaja që u përdorën për shëndetësinë, shkuan së pari për të rritur me 150 përqind rrogën e infermierëve. Në vitin 2005, infermierja merrte 150 mijë lekë.

Për të rritur me 150 përqind rrogën e mjekëve, të cilët paguheshin me rroga qesharake.

Kjo i motivoi infermieret tona, kjo i motivoi mjekët tanë. Ata nuk largoheshin siç ikin sot.

Jo se ato ishin rroga të larta, por se ato ishin rroga që rriteshin çdo vit.

Dhe se kjo atyre u jepte besim që gjendja e tyre ekonomike, puna e tyre do vlerësohej gjithnjë e më shumë.

Dhe kjo qe e vërtetë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →