Berisha: Nuk premtoj shëndetësi falas, por shteti do marrë përsipër koston spitalore dhe ilaçet e sëmundjeve të rënda

berisha nuk premtoj shendetesi falas por shteti do marre persiper koston spitalore dhe ilacet e semundjeve te renda
berisha nuk premtoj shendetesi falas por shteti do marre persiper koston spitalore dhe ilacet e semundjeve te renda

Ish-Kryeministri Sali Berisha, në fjalimin drejtuar mbështetësve të tij, në protestën e përditshme që zhvillohet në atë që njihet si “Rruga e Shpresës” tha se ne nuk premtojmë shëndetësi falas, por premtojmë shërbim dinjitoz.

Berisha thekoi se shteti do të marrë përsipër të gjithë koston spitalore të mjekimit dhe të gjithë ilaçet e sëmundjeve të rënda, pavarësisht janë apo nuk janë në listën e OMS-it.

“Është e pafalshme, është çnjerëzore kur mendon se njerëz, vajza, djem, burra, gra, prindër i merr sëmundja sepse nuk ekzistojnë ilaçet.

Dorëzohen para vdekjes sepse nuk blejnë dot ilaçet.

Edi Rama udhëton me avion taksi, në dy vite 140 herë, të mjaftueshme këto për të gjitha ilaçet e sëmundjeve të rënda. Edhe ato më modernet.

Po nuk ka shpirt që të ndjejë dhimbjen, klithmën e jetës së qytetarëve shqiptarë.

Nuk ka shpirt të ndjejë dhimbjet e urisë të fëmijëve shqiptarë.  Prandaj të gjithë së bashku në protesta, të gjithë së bashku në betejë”, tha Berisha

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →