Berisha: Të krijojmë qeverinë teknike dhe të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

berisha te krijojme qeverine teknike dhe te shkojme drejt zgjedhjeve te lira dhe te ndershme
berisha te krijojme qeverine teknike dhe te shkojme drejt zgjedhjeve te lira dhe te ndershme

Në fjalimin e përnatshëm përpara mbështetësve të tij, ish-kryeministri Sali Berisha tha se e vetmja zgjidhje është krijimi i një qeverie teknike për të shkuar drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Rrugë tjetër për t’u marrë me diktaturën, përveç mosbindjes civile nuk ka. Ndaj duhet guxim, guxim dhe guxim. Dhe të shporrim, të largojmë nga pushteti këtë bandë, këtë aleancë të pushtetit me krimin. Të krijojmë qeverinë teknike, të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Koha është e guximtarëve, guximtareve. Ndaj dhe koha ka ardhur, çdo ditë që kalon është ditë e humbur të ecur të sigurt drejt fitores që na pret”, tha midis të tjerash Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co