Sali Berisha thotë se fitorja e PD dhe e koalicionit opzoitar do të shoqërohet me një referendum për kryeministrin e ardhshëm.
Sipas kryedemokratit, fitorja e zgjedhjeve nga opozita do të shoqërohet me një referendum, ku do të jetë vota e qytetarëve që do të zgjedhin dhe kryeministrin e ardhshëm.
Berisha u shpreh gjithashtu se fton cilindo që dëshiron të sfidoj kryetarin e Partisë Demokratike në votën e qytetarëve.
“Unë e kam sqaruar dhe po e përsërisë: Fitorja e Partisë Demokratike dhe e koalicionit do të shoqërohet me një referendum për kryeministrin e ardhshëm. Pavarësisht se Sali Berisha është arkitekt i fitores, përsëri ai gjykon që të pyeten shqiptarët. Do të ftoj unë cilindo që dëshiron të sfidoj Sali Berishën në votën e qytetarëve për kryeministër. Kjo është një risi moderne për funksionimin e një opozite”, tha Berisha në Opinion kur u pyet se kush do të jetë kryeministër nëse fiton PD.
I pyetur për raportet që ka me Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Metës, Berisha u përgjigje se raportet midis tyre janë shumë të mira.
Berisha theksoj gjithashtu se do të ketë një bashkëpunim midis tyre për zgjedhjet e 2025.
“Me zotin Metën kam raporte shumë të mira. Bashkëpunimi në zgjedhje do të jetë i ngushtë, si midis një koalicioni që ecën drejt fitores”, tha Berisha në emisionin “Opinion”.