Për kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi çështja ndaj Sali Berishës duhet të marrë fund, pasi sipas tij ka bllokuar politikën shqiptare dhe emancipimin që mund të vijë nga kampi opozitar. I ftuar në emisionin “Open” në News24, Shehi u shpreh se nëse Sali Berisha ka bërë zullume, ato të sqarohen ditën e gjyqit dhe të