“Bernabeu”! Pa “Santiago”. Ky është emri i stadiumit të ri të Realit të Madridit për qëllime komerciale, në një nomenklaturë që koha do ta tregojë nëse do të arrijë të zërë vend në mesin e tifozëve, për të cilët tani për tani mbetet dhe me siguri do të jetë gjithmonë, “Santiago Bernabéu”.
Për momentin, puna e Realit në këtë drejtim është e heshtur dhe ndryshimet janë të dukshme vetëm në disa veprime marketingu dhe tregtimi. Faqja e stadiumit quhet thjesht “Bernabéu”, siç është edhe profili zyrtar në rrjetet sociale.
Turi i stadiumit quhet “Bernabéu Tour” dhe madje dhurata që klubi ka ofruar në mbledhjet e Krishtlindjeve, një model i stadiumit, është pagëzuar pa emrin e “Don Santiago”-s.
PANORAMASPORT.AL