Sport

Besiktas pëson disfatë, Muçi dhe Rashica nga minuta e parë

besiktas peson disfate muci dhe rashica nga minuta e pare
besiktas peson disfate muci dhe rashica nga minuta e pare

Besiktas pësoi disfatë 2-0 ndaj Gaziantep, në ndeshjen e prapambetur të kampionatit turk. Te Besiktas luajtën nga minuta e parë dy lojtarët shqiptarë, Ernest Muçi dhe Milot Rashica. Shumë futbollistë të padisponueshëm për trajnerin Fernando Santos, i cili u detyrua të skicojë formacionin pa Oxlade-Chamberlein, Brignoli dhe Ucan për shkak të lëndimit dhe pa Colley për shkak të skualifikimit.

Golat e Soreskut në minutën e 9-të dhe Dragusit në minutën e 85-të vendosin fatin e takimit në të mirë të vendasve, teksa vlen të përmendet edhe një penallti e humbur nga Tosun në minutën e 90-të  për mysafirët. Besiktas renditet larg pritshmërive, vetëm vendi i katërt dhe vetëm 46 pikë të grumbulluara. Ndeshja e radhës është ndaj Antalyaspor.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts