Shqiperia

Besimtarët në Gjirokastër kremtojnë Kurban Bajramin

besimtaret ne gjirokaster kremtojne kurban bajramin
besimtaret ne gjirokaster kremtojne kurban bajramin

Besimtarët myslimanë në Gjirokastër kanë kremtuar Festen e Kurban Bajramit. Falja e Namazit është zhvilluar në mjediset e Pallatit të Sportit me pjesëmarrjen e besimtarëve të shumtë. Gazetarja Brikena Metaj raporton për balkanweb se ndërsa ka drejtuar faljen e namazit, kryemyftiu i Gjirokastrës, Aorel Senja, ju është drejtuar besimtarëve që të kontribuojnë për më shumë paqe dhe mirësi.

“Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, sinqeritetit, përkushtimit dhe devotshmërisë së njeriut ndaj Zotit, ndaj krijuesit të tij por gjithashtu Kurban Bajrami nuk është vetëm adhurim ndaj Zotit por është një ditë që ne ndajmë gëzimin e saj me të gjithë njerëzit, me të gjithë vëllezërit dhe motrat tona besimtarë por gjithashtu me prerjen e kurbanit që është ritual i rëndësishëm i kësaj dite fusim gëzimin në familjen tonë, tek fqinjët tanë, tek të afërmit tanë dhe gjithashtu tek njerëzit në nevojë duke na rikujtuar që ne duhet të jemi pranë njeri-tjetrit”  0.16-0.56

“Uroj të gjithë besimtarëve myslimanë gëzuar Kurban Bajramin, fat, mbarësi, shëndet të kenë, gëzuar”.

Gjatë ditës së sotme besimtarët kanë vazhduar ritet e festës, ku spikat bërja e kurbanit dhe ndihmesa për të varfërit dhe njerëzit në nevojë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts