Trajneri shqiptar, Besnik Hasi, pëlqehet nga shumë skuadra në Belgjikë. Hasi, i cili drejton aktualisht skuadrën belge të Mechelen ka përfunduar në radarët e 3 klubeve.
Sipas “voetbal24.be”, Gent, Genku dhe Antwerpi janë në garë për teknikun e njohur. “Trajneri aktualisht është në diskutim me ekipin e tij për të ardhmen. Megjithatë, ka shumë mundësi të mira për Hasin në sezonin e ardhshëm. Interesimi është i madh nga Genti, Genku dhe Antwerpi. Përveç tyre edhe Club Brugge është në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm. Hasi është një prej opsioneve”, shkruan sajti belg.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co