“Rivalët na kishin studiuar, ishin shumë të motivuar, dukej sikur po luanin kundër Brazilit”. Kjo deklaratë e Sylvinho-s tregon qartë se Shqipëria nuk është më një ekip surprizë, ky status ka ndryshuar prej kohësh, por vet trajneri e ka të vështirë të ndryshojë, prej kohësh ai ka ndërtuar një formacion tip në kokën e tij, jo vetëm skema, por dhe titullarët nuk ndryshojnë, vetëm në ato raste kur është i detyruar si pasojë e mungesave.
Edhe ndaj Gjeorgjisë, Sylvinho nuk pritet të ndryshojë shumë, të paktën ky është perceptimi i krijuar gjatë seancave stërvitore. Paraprakisht projektohet vetëm një ndryshim në raport me sfidën e fundit, atë kundër Republikës Çeke, Laçi ulet në stol dhe Arbër Hoxha nga minuta e parë.
Ky ndryshim sjell ka një efekt domino pasi Nedim Bajrami i bashkohet dyshes së mesfushës Asllani-Ramadani duke u vendosur përpara tyre, ndërsa Arbër Hoxha do të marr vendin e Bajramit në krahun e majtë të sulmit, pjesa tjetër e formacionit nuk ndryshon.
Strakosha në portë, Hysaj në të djathtë, Mitaj në të majtë dhe dyshja e qendrës Ismajli-Kumbulla. Asllani-Ramdani së bashku me Nedim Bajramin formojnë treshen e mesfushës, ndërsa Hoxha dhe Jasir Asani do të mbështesin Mirlin Dakun.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co