Izraeli u zotua se do ta eliminojë Yahya Sinwar, udhëheqësin e ri të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Sinwar besohet se ishte arkitekti i sulmit të 7 tetorit në Izrael, që nxiti luftën në Gaza.
Shefi i ushtrisë izraelite, gjeneral lejtnant Herzi Halevi u zotua se “do ta gjejmë atë dhe do ta sulmojmë”. Ai shtoi se Izraeli do ta detyrojë Hamasin që të gjejë një zëvendësues për Yahya Sinwarin. Emërimi i Sinwarit në krye të Hamasit erdhi pasi javën e kaluar, në Teheran u vra shefi politik i grupit, Ismail Haniyeh. Irani ka fajësuar Izraelin për vrasjen dhe është zotuar se do të kundërpërgjigjet. Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Haniyehut.
[embedded content]
Duke folur gjatë vizitës në një bazë ushtarake, kryeministri izraelit, Benjamin Netayahu, tha se Izraeli është “i vendosur” që ta mbrojë veten.
“Ne jemi të përgatitur si në aspektin mbrojtës, ashtu edhe në atë sulmues”, u tha ai rekrutëve të rinj.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se është në dorën e Sinwarit që të ndihmojë në arritjen e armëpushimit, duke theksuar se ai ka qenë dhe vazhdon të jetë personi kryesor që merr vendime në grupin radikal.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co