Sekretar për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa ka deklaruar se letra e dërguar nga Gjekmarkaj për Gjykatën e Apelit në lidhje me çështjen e “vulës”, vlerësohet për sa kohë që kërkon çuarjen përpara të procedurave që i japin fund ngërçit.
“E falënderoj që ka bërë një kërkesë për vënien në lëvizje të gjërave. E mbështesim për t’i dhënë fund ngërçit institucional. Çdo kërkesë e tillë është pozitive”, tha ai.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Sefa foli edhe në lidhje me marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës.
Ai u shpreh se ajo nuk është një marrëveshje por një Pazar për sa kohë që u krye rrudhja e kërkesave të fillimit, ndërsa betejën në Kuvend të opozitës, ai e quajti një betejë false.
“Beteja e bërë me flakadanë e tymues rezultoi një betejë false. Në preludin e pazarin aktorët betoheshin se nuk do ët kishte ndryshim të kërkesës për komisionet hetimore. Nga katër objektet për komisionin e Shëndetësores, u rrudhën në dy. Kjo tregon që ishte Pazar”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co