Sport

“Beteja” për CAS, Bezhani: Komiteti Olimpik të jetë në bazë ligjore, po merren vendime të paligjshme

beteja per cas bezhani komiteti olimpik te jete ne baze ligjore po merren vendime te paligjshme
beteja per cas bezhani komiteti olimpik te jete ne baze ligjore po merren vendime te paligjshme

KOKSH edhe pse në një situatë paligjshmërie jo vetëm është duke u përpjekur të kalojë në heshtje vendimin e Gjykatës së arbitrazhit sportiv në Lozanë, e cila hodhi poshtë vendimet e mara në asamblenë e 10 janarit të vitit 2021, ku u shkarkua presidenti i asaj kohe Viron Bezhani, si dhe të gjitha vendimet e mëpasshme duke përfshirë dhe zgjedhjen e Presidentit Fidel Ylli, por ka thërritur dhe një asamble të zakonshme vjetore, duke shpërfillur vendimin e shkallës më të lartë të drejtësisë sportive, një veprim krejtësisht i paligjshëm sipas ish presidentit Viron Bezhani.

“Ajo që më habit më tepër është mënyra arrogante ose mos-përfillja që përdor ish-Presidenti i komitet olimpik, i cili ka njoftuar mbledhjen e radhës.

Çdo gjë që është marrë që nga data 10 e mbrapa janë të paligjshme, të gjitha do të ç’regjistrohen. Të gjitha vendimet janë të paligjshme. Komiteti Olimpik të jetë në bazë ligjore, nuk ka rëndësi Bezhani apo dikush tjetër”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts