“Beteja, për jetën ose vdekjen e votës së lirë”- Protesta e 7 tetorit, Berisha paralajmëron: Nuk dorëzohemi, fillojmë të hënën dhe…

beteja per jeten ose vdekjen e votes se lire protesta e 7 tetorit berisha paralajmeron nuk dorezohemi fillojme te henen dhe





































Kryetari i PD-së, Sali Berisha edhe njëherë ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 7 tetorit në orën 18:00.

sali berisha

Nga banesa e tij, ish – kryeministri u shpreh se kjo është beteja qytetare më e rëndësishme e 32 viteve, ndërsa paralajmëroi kryeministri Edi Rama se nuk do të dorëzohen. ‘Do fillojmë të hënën -tha ai -dhe nuk do ndalemi’.

“Edi Rama kjo beterjë është për jetën ose vdekjen e votës së lirë. Ne kurrë nuk dorëzohemi. Edi Rama dihe mirë, se fillon të hënën dhe nuk ndalet kurrë deri në rikthimin e votës së lirë. Ky është mision i shenjtë, mision demokratik, kushtetues dhe kombëtar”, tha ndër të tjera Sali Berisha.

Sali Berisha: 7 tetori, ora 18 ditën e hënë po afron. Dhe kjo është beteja qytetare më e rëndësishme e 32 viteve. Kjo është beteja e guximtarëve për dinjitetin e tyre, për lirinë e tyre, për votën e lirë.

Të dashur miq, pa votë të lirë nuk ka njeri të lirë. Pa votën e lirë dinjiteti njerëzor nuk ekziston. Pa votën e lirë, fatin tënd e ka në duar të zeza të tjerë.

Pa votën e lirë, kombi nuk ka sovranitet të brëndshënm, por është thjesht një shumësi e shtypur e narkodiktatorit, Edi Rama.

Pa votën e lirë nuk ka të ardhme në vendin ku ke lindur, nuk ka të ardhme për të rintjë, për fëmijët tanë.

Pa votën e lirë liria kombëtare është një shkretëtirë pa bimë, është një shkretëtirë e vdekur, e zbrazur.

Theksova këto fjalë vetëm e vetëm për të bërë të qartë se çfarë rëndësie jetike, çfarë rëndësie vendimtare ka beteja jonë për votën e lirë.

Ndaj edhe, në këtë mision më i rëndësishmi në të eksiztencën e saj, PD nuk do të zhgënjejë kurrë shqiptarët. PD nis këtë mision e vendosur për çdo sakrificë.

PD nis misionin e rikthimit të votës së lirë tek shqiptarët. E betuar për çdo sakrificë, e gatshme për çdo sakrificë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →