Vetëm pak centimetra larg nga përplasja e dy superfuqive bërthamore. Shtetet e Bashkuara kanë publikuar një video dramatike, ku një avion luftarak rus për pak sa nuk është përplasur me një aeroplan amerikan, pranë Alaskës. Incidenti raportohet të ketë ndodhur javën e kaluar, në hapësirë ajrore ndërkombëtare.
Në videon e publikuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, shihet një avion luftarak amerikan F16 që po monitoron lëvizjet e një bombarduesi rus. Më pas, një aeroplan rus fluturon me shpejtësi të lartë shumë pranë atij amerikan, duke bërë manovra të rrezikshme. Departamenti i Mbrojtjes tha se veprimet e pilotit rus ishin jo profesionale dhe të pasigurta.
“Sjellja e pilotit të avionit të Rusisë Su-35 ishte e pasigurt, joprofesionale dhe rrezikonte gjithçka. Kjo nuk ishte diçka që mund të shihej në një forcë ajrore profesionale”, tha Gregory Guillot, Gjeneral i Forcave Ajrore të SHBA.
Ministria ruse e mbrojtjes nuk ka reaguar lidhur me akuzat e Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara. Sipas mediave në Moskë, vetëm është raportuar fluturimi i bombarduesit strategjik pranë Alaskës mbi hapësirën neutral ajrore.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co