Beyonce i ka dhënë leje Kamala Harris të përdorë këngën e saj Freedom. Sipas CNN, Harris tashmë do të mund ta përdorë Freedom si këngën zyrtare të fushatës së saj elektorale.
“Beyonce e dha shpejt miratimin e saj për përdorimin e këngës Freedom gjatë fushatës së Harris kur u kërkua leje të hënën”, tha një burim për rrjetin amerikan.
Pas lejes, kënga u vendos në mbylljen e fjalimit të parë të Harris të hënën pasdite.
Sipas CNN, nëna e Beyoncé, Tina Knowles, ka shprehur mbështetjen e saj për Kamala Harris që nga e diela.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co