Biden mbledh ekipin e sigurisë kombëtare, ja arsyeja

biden mbledh ekipin e sigurise kombetare ja arsyeja
biden mbledh ekipin e sigurise kombetare ja arsyeja

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të takohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare për të diskutuar “zhvillimet në Lindjen e Mesme” mes frikës në rritje për një sulm iranian në Izrael, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Tensionet rajonale janë rritur pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran, një ditë pasi një sulm izraelit në Bejrut vrau Fuad Shukur, një komandant i lartë ushtarak nga grupi libanez Hezbollah.

Të dy grupet mbështeten nga Irani, i cili është betuar për hakmarrje.

Bëhet e ditur se Biden do të flasë gjithashtu me Mbretin Abdullah II të Jordanisë, ndërsa SHBA-ja nis një raund të ri diplomacie që synon ftohjen e tensioneve.

“Qëllimi i përgjithshëm është ulja e tensioneve në rajon, frenimi dhe mbrojtja kundër këtyre sulmeve dhe shmangia e konfliktit rajonal”, tha Jonathan Finer, zëvendës këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Por, frika po rritet se lufta e Izraelit kundër militantëve palestinezë në Gazë, e cila filloi pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit, mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Gjatë një bisede mes Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe kryeministrit irakian, Mohammed Shia al-Sudani, raportohet se al-Sudani i tha diplomatit amerikan se parandalimi i përhapjes së konfliktit është i lidhur me ndalimin e “agresionit” izraelit në Rripin e Gazës.

Si Hezbollahu në Liban ashtu edhe Houthit në Jemen kanë thënë se kanë nisur sulmet ndaj Izraelit në solidaritet me palestinezët në Gazë, ku pothuajse 40,000 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë plagosur që nga 7 tetori.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →