Presidenti amerikan, Joe Biden do të prezantojë të hënën para amerikanëve planin për reformimin e Gjykatës së Lartë.
Revista politico raportoi për këtë, duke cituar dy burime të njohura me këtë çështje, sipas të cilave presidenti do të mbështesë kufizimin e numrit të mandateve të gjyqësorit dhe futjen e një kodi etik të zbatueshëm.
Nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë, Biden këtë javë njoftoi se do të nxiste ndryshime në Gjykatën e Lartë.
Pritet gjithashtu që ai të përpiqet të shtyjë ndryshime në kushtetutë që do të kufizonin imunitetin e presidentit, si dhe imunitetin e zyrtarëve të tjerë publikë.
Biden vendosi për këtë hap pasi Gjykata e Lartë njoftoi në muajin korrik se presidentët amerikanë kanë të drejtë për imunitet të gjerë penal, thekson politico.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co