“Biden punon krah për krah me Netanyahun”, zyrtari i Hamasit: Presidenti amerikan është i njëanshëm. Administrata amerikane…

biden punon krah per krah me netanyahun zyrtari i hamasit presidenti amerikan eshte i njeanshem administrata amerikane
biden punon krah per krah me netanyahun zyrtari i hamasit presidenti amerikan eshte i njeanshem administrata amerikane

Muhhamed Nazzal, një anëtar i lartë i byrosë politike të Hamasit,  ka qenë i ashpër në deklaratat ndaj presidentit amerikan Joe Biden.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se propozimi i hamasit për një zgjidhje të situatës në Gaza, ishte jo shumë realist.

Nazzal u shpreh se nuk pret një deklaratë më të mirë nga Biden, ndërsa shtoi se lideri amerikan është totalisht i njëanshëm në qëndrimet e tij.

“Ne nuk presim që presidenti amerikan të dalë me një deklaratë më të mirë. Ai është totalisht i njëanshëm dhe ishte pjesë e luftës së bërë në Gaza. Ai siguroi mbulesën politike dhe ligjore për izraelitët dhe ka mbështetur të gjitha lëvizjet e Netanyahut. Ata punonin krah për krah, duke ofruar ndihmë ushtarake dhe financiare.Ne presim që administrata amerikane të dalë me një vendim përfundimtar: A janë ata të gatshëm që lufta të vazhdojë? Apo duan një armëpushim të përhershëm?”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →