Biden – Trump, qasje të ndryshme për debatin e parë presidencial

biden trump qasje te ndryshme per debatin e pare presidencial
biden trump qasje te ndryshme per debatin e pare presidencial

Presidenti Joe Biden fillon sot në vendpushimin presidencial Camp David në shtetin e Merilendit një periudhë intensive për atë që mund të jetë debati presidencial më i rëndësishëm ndër dekada.

Ekipi u fushatës elektorale të kandidatit demokrat 81 vjeçar është i ndërgjegjshëm se ai nuk mund t’ia lejojë vetes të ketë një paraqitje zhgënjyese kur të përballet me kandidatin republikan Donald Trump, në një debat televiziv prej 90 minutash në 27 qershor. Ekipi i fushatës së kandidatit demokrat pret që goditja ndaj tij të përqëndrohet tek aftësitë fizike dhe mendore të presidentit, tek të dhënat mbi ekonominë, migracionin, por edhe familjen e zotit Biden.

Zoti Trump, 78 vjeç i cili është shfaqur i sigurtë, do të vazhdojë fushatën, përpara se të shkojë në rezidencën e tij në Florida javën e ardhshme, ku për dy ditë pritet të ketë takime private në kuadër të përgatitjejs së tij jo zyrtare për debatin.

Aleatët e ish-presidentit po e nxisin atë që të përqendrohet në programin e tij qeverisës, por presin që ai të të vihet në provë me pyetje direkte mbi qëndrimet e tij të vendosura mbi manipulimin e zgjedhjeve, rolin e tij në kufizimin e së drejtës për abort në SHBA, si edhe në sfidat e pashembullta ligjore ndaj tij. Debati në rrjetin televiziv CNN do të jetë i pari mes dy kandidatëve dhe mund të t’i japë një tjetër drejtim garës presidenciale.

Nuk ka ndodhur kurrë më parë në epokën moderne që dy kandidatët të përballen në debat në një periudhë kaq të hershme të ciklit zgjedhor.

Kurrë më parë, dy konkurentë për Shtëpinë e Bardhë nuk kanë qenë të një moshe të tillë, që te ketë nxitur pikëpyetje nëse janë në gjendje ta drejtojnë vendin.

Po kështu nuk ka ndodhur kurrë më parë që një kandidat për president të jetë shpallur fajtor për vepra penale.

Debati zhvillohet vetëm dy javë para se të jepet masa e dënimin nga Gjykata e Nju Jorkut pas shpalljes fajtor të zotit Trump për 34 akuza penale.

Ky do të jetë debati më i rëndësishëm që mund të kem ndjekur gjatë gjithë jetës”, thotë Jim Messina, i cili menaxhoi fushatën e Presidentit Barak Obama në vitin 2012.

Trysnia mbi Presidentin Biden

Rregullat për debatin e 27 qershorit, të parin ndër dy debatet e planifikuara, janë të pazakonshme.

Kandidatët ranë dakord për t’u takuar në studiot e televizionit CNN në Atlanta pa praninë e publikut. Mikrofonat do të jenë të mbyllur dhe do hapen vetëm kur është radha për të folur. Kandidatët nuk do të lejohen të kenë blloqe shënimesh me vete. Kandidatët do të pajisen me nga një stilograf dhe bllok, për të mbajtur shënime dhe një shishe uji.

Nuk do të ketë fjalim hyrës. Në bazë të shortit të hedhur, zoti Biden do të qëndrojë në anën e djathtë të skenës, ndërsa zoti Trump do të bëjë deklaratën e fundit në mbyllje të debatit. Debati i dytë do të mbahet në shtator.

Zoti Biden arriti në vendpushimin presidencial Kamp Dejvid të enjten në mbrëmje dhe pritet të qëndrojë aty bashkë me këshilltarët e tij dhe zyrtarët e lartë të fushatës deri në ditën e debatit. Ndërkohë që po udhëtonte drejt vendpushimit malor, ai u përgjigj pyetjeve të gazetarëve se si po shkojnë përgatitjet për debatin duke ngritur gishtin lart në shenjë pohimi.

Këshilltarët e presidentit nuk kanë dhënë detaje rreth përgatitjeve, të cilat po i udhëheq ish shefi i kabinetit të tij, Ron Klain. Por ata kanë dhënë shenja se zoti Biden po përgatitet të jetë agresiv dhe se nuk do të hezitojë të përdorë emërtimin “kriminel i dënuar” për rivalin e tij.

Një këshilltar, që nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht për strategjinë e debatit, theksoi se zoti Biden së fundmi është treguar më i rreptë në deklaratat e tij rreth zotit Trump dhe se planifikon të vazhdojë në këtë mënyrë edhe në debat. Ai po e bën këtë, ndërkohë që po përpiqet ta paraqesë veten si “udhëheqësi i mençur dhe i qëndrueshëm” në krahasim me zotin Trump, sipas këshilltarit./AP/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →