Bideni në samitin e Ramstenit në fundjavë pritet t’i përçojë Kievit mesazhin e mbështetjes

bideni ne samitin e ramstenit ne fundjave pritet ti percoje kievit mesazhin e mbeshtetjes
bideni ne samitin e ramstenit ne fundjave pritet ti percoje kievit mesazhin e mbeshtetjes

Një samit i grupit Ramstein i udhëhequr nga presidenti amerikan, Joe Biden në Gjermani të shtunën do të sinjalizojë mbështetje e palëkundur për Ukrainën, ka thënë një zyrtar gjerman, pasi grupi i donatorëve të armëve do të takohet në nivelin më të lartë për herë të parë.

Mbledhja në Gjermani më 10-13 tetor pritet të sjellë në Gjermani mesazhin se Rusia nuk mund të presë që mbështetja perëndimore të pushojë, u ka thënë gazetarëve të martën zyrtari gjerman, duke folur në kushte anonimiteti, raporton Reuters.

Pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, Uashingtoni mblodhi vendet me të njëjtin mendim në bazën ajrore të SHBA-së në Ramstein, Gjermania jugperëndimore, duke krijuar një grup prej rreth 50 vendesh, ministrat e Mbrojtjes të të cilëve takohen rregullisht për të përshtatur kërkesat e Kievit për armë me premtimet e donatorëve.

Takimi i së shtunës – i pari në nivel liderësh, do të hapet pasdite me komente publike nga Bideni, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensiy dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →