Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes 35-vjeçari teksa punonte në Portin e Portoromanos

bie ne kontakt me energjine elektrike vdes 35 vjecari teksa punonte ne portin e portoromanos

































Një i ri ka humbur jetën teksa punonte në Portin e Portoromanos në Durrës, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

ambulanca naten

Policia e Durrësit thotë se 35-vjeçari me iniciale K.M ka qenë duke punuar, kur edhe e ka zënë korrenti.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar personat përgjegjës në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në lagjen nr. 15, Durrës, shtetasi K. M., rreth 35 vjeç, duke punuar tek Porti në Portoromano dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar personat përgjegjës në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →