Bie nga shtylla e tensionit të lartë, humb jetën në Patos egjiptiani/ Dyshimet e para

bie nga shtylla e tensionit te larte humb jeten ne patos egjiptiani dyshimet e para
bie nga shtylla e tensionit te larte humb jeten ne patos egjiptiani dyshimet e para

Një punëtor i huaj ka humbur jetën duke rënë nga lartësia në fshatin Ruzhdi, në Patos, raportoi për Balkanweb gazetari Ilmi Saliaj.

Sipas burimeve paraprake, punëtori, rreth 37 vjeç dhe me origjinë egjiptiane, ishte duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë kur ndodhi incidenti.

Dyshohet se punëtori mund të ketë pësuar një arrest kardiak ndërsa ishte duke punuar, çka mund të ketë çuar në humbjen e kontrollit dhe rrëzimin e tij.

Ne vendgjarje ka mberritur policia për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes

Patos/Informacion paraprak

Në spitalin rajonal të Fierit, mbasditen e sotme është dërguar pa shenja jete, shtetasi egjiptian M. S., 37 vjeç, punëtor në një kompani për vendosjen e shtyllave te tensionit, e cila aktualisht po kryen punime në fshatin Ruzhdije, Patos.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi M. S., duke punuar për vendosjen e shtyllave të tensionit, ka rënë nga lartësia, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit personat përgjegjës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →