Duke komentuar rastin e një familjeje në Kamzë ku një grua akuzoi bashkëshortin e saj se ushtronte dhunë dhe se i kishte vënë kamera në shtëpi, psikologjia Denada Toçe në një lidhje për emisionin “Open” në News 24, tha se njerëzit nuk kanë frikë nga ligji.
“Frika ruan vreshtin thotë populli. Këtu njerëzit nuk kanë frikë nga ligji. Ne kemi pandëshkueshmëri të theksuar. Një pjesë e mirë e këtyre autorëve pas pak kohe dalin nga burgu dhe madje bëhen edhe vrasës të grave.
Ne nuk kemi një sistem që t’i kontrollojë le më pastaj për një sistem social që t’i rehabilitojë të miturit dhe vetë familjet. Ne nuk kemi një sistem të mbrojtjes të këtyre të drejtave.
Të prekësh fëmijën e vogël të heqin prindërimin direkt. Një fëmijë më mirë t’i hiqet e drejta prindërore nëse përballet me dhunë ekstreme. Ti duhet të kesh frikë që të mos i shikosh më kurrë ata fëmijë”, tha ajo.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co