Ish-banori i “Big Brother VIP” Kristi Aliaj ka shprehur dëshirën që ky reality show mos të ishte bërë.
Gjatë një interviste për emisionin “Natën me Aulonën”, Dragot tha se “BBV” krijoi një monstër si fenomen, ndërsa sipas tij tani “po ha veten”.
“Big Brotheri jonë nuk duhet të kishte ndodhur. Nuk e kam thënë kurrë dhe po e mendoj shpesh kohët e fundit. Krijoi një monstër, nuk them për persona flas si fenomen. U krijua një monstër që po ha veten tani, po shkatërro veten. Unë e shikoj tek mënyra sesi zhvillohet skenat, personazhet që zgjidhen, kujt i jepet më shumë vëmendje, ku shkon skenari. Gjithë jeta dhe prapaskena mediatike është e përshtatur ndaj këtij fenomeni që nuk e filluam ne por ne i dhamë një vulë shumë të fortë kësaj gjëje dhe vërtetuam që kështu duhet të bëhet në media, kështu luftohet për vëmendje”- tha Kristi.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co