Shqiperia

Bilanci i policisë rrugore, Balla: Apel drejtuesve të mjeteve, shijoni rrugët e reja të vendit dhe kujdes shpejtësinë

bilanci i policise rrugore balla apel drejtuesve te mjeteve shijoni rruget e reja te vendit dhe kujdes shpejtesine
bilanci i policise rrugore balla apel drejtuesve te mjeteve shijoni rruget e reja te vendit dhe kujdes shpejtesine

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas bilancit të policisë rrugore lidhur me javën e fundit.

Balla shkruan se duhet të ndiqen me kujdes rastet e shkeljeve të normave të qarkullimit rrugor, e nëse shpejtësia kalohet 2 deri në 3 herë më shumë atëherë kthehet në rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Në fund të reagimit Balla apelon drejtuesit e mjeteve të shijojnë rrugët e reja të vendit dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

”Ndiqni me vëmendje këto raste flagrante shkeljesh të normave të qarkullimit rrugor.

Shpejtësi që shkon edhe 2 deri në 3 herë më shumë se norma e lejuar në rrugët e reja të vendit, dhe në tunelin e Llogarasë, janë rrezik potencial për përfshirjen në ngjarje rrugore.

Apeloj për të gjithë drejtuesit e automjeteve, të shijojnë rrugët e reja të vendit, të shijojnë fundjavën, por të kujdesen për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës duke respektuar rregullat e Qarkullimit Rrugor’‘, shkruan Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts