Shqiperia

Bilanci i zjarreve në Bashkinë e Lezhës, flakë aktive ende në fshatin Malecaj

bilanci i zjarreve ne bashkine e lezhes flake aktive ende ne fshatin malecaj
bilanci i zjarreve ne bashkine e lezhes flake aktive ende ne fshatin malecaj

QARKU LEZHË/ Situata e zjarrit në fshatin Malecaj, njësia administrative Balldren, bashkia Lezhë, datë 25.07.2024, etj.

Vatra e zjarrit në fshatin Malecaj, njesia administrative Balldre, bashkia Lezhe, vazhdon te jetë active, ndihmuar dhe nga era me intensitet, referuar informacioneve të drejtuesit të operacionit në teren kemi 3 mjete zjarrfikëse, (3 mjete zjarrfikëse të bashkisë Lezhë) , me përsonelin përkatës.

Operacioni për fikjen e zjarrit ka filluar sipas parashikemeve, efektivet e FA dhe ato bashkiake ndodhen në terren.

Përqëndrimi i mjeteve zjarrfikëse, me pësonelin përkatës është I përqëndruar në fshat,  kryesisht në mbrojtje të shtëpive te fshatit Malecaj, kurse në drejtim të lartësive të malit të Rrencit, po ndërhyhet me pompa shpine, kazma e lopata nga Shërbimi Zjarrfikës, FA, dhe forcat bashkiake duke bërë të mundur prerjen e zjarrit e largimin e rrezikur nga shtëpitë e banimit.

[embedded content]

– Persa i perket zjarrit ne fshatin Shemri, njesia administrative Orosh, bashkia Mirdite, sipas raportimeve mund te themi se eshte filkur, kjo e ndihmuar dhe nga nje sasi reshjesh  shiu, qe kane rene gjate oreve te pasdites. Megjithate, kjo vater zjarri per siguri, po monitorohet dhe nga sherbimi pyjor i kesaj bashkie. Raportimi perfundimtar per kete vater zjarri kemi kerkuar nga strukturat e MC te kesaj bashkie te mblidhen te dhenat e te behet sot, kështu që do tu njoftojmë në vazhdim.

-Zjarri I rënë tek vendi I quajtur “Rëra e Hedhur”, fshati Mal i Rrencit, njësia administrative Shëngjin është monitoruar gjatë natës nga Shërbimi i MZSH Lezhë me një mjet zjarrfikës, të ardhur nga në ndihmë nga bashkia Mirditë,  kurse sot kjo vatër po ndiqet nga shërbimi pyjor i bashkisë Lezhë.

-Zjarri në Malin e Kakarriqit, njësia administrative Balldren, vazhdon te jete aktiv e po monitorohet që mbrëmë nga një mjet zjarfikës me përsonelin përkatës të bashkiqë Vau Dejës.

-Për zjarrin e fikur,  të ndodhur dje pasdite në fshatin Tresh, njësia administrative Zejmen, nuk kemi akom informacionin përmbledhës nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë.

Gjithashtu deri më tani nuk kemi asnjë raportim strukturat e MC të bashkisë Lezhë, për të gjithë ngjarjet e ndodhura, raportimet janë marrë nga terreni vetë direkt dhe nga drejtuesi i MZSH .

Problematika të furnizimit me ujë e energji nuk raportohen.

Sot operacioni për fikjen e zjarreve do të monitorohet nga Institucioni i Prefektit të Qarkut.

Mbetemi ne kontakt

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts