Ish-presidenti Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, iu bashkuan Presidentit Joe Biden në miratimin e Zëvendës Presidentes Kamala Harris si kandidate në garën për president.
“Ne jemi të nderuar të bashkohemi me Presidentin në miratimin e Zëvendës Presidentit Harris dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbështetur atë”, thanë Clintons në një deklaratë të përbashkët .
Kujtojmë se pasi njoftoi tërheqjen e tij nga gara, Biden bëri më dije se ka caktuar Zëvendës presidenten Kamala Harris si kandidate të demokratëve në zgjedhjet e nëntorit përballë Donald Trump.
Në një postim në “X”, Biden ai shprehu mbështetjen e tij për Harris, ndërsa shkruan se zgjedhja e Harris si kandidati i tij në 2020 ka qenë “vendimi më i mirë që kam marrë”.
Ndër të tjera, presidenti i SHBA u ka bërë thirrje demokratëve të bashkohen kundër Trump.
“Demokratë, është koha të mblidhemi dhe të mundim Trump”, shkruan ai.
Deklarata e plotë e Biden për Harris:
Kolegët e mi demokratë, kam vendosur të mos e pranoj nominimin dhe të fokusoj të gjitha energjitë e mia në detyrat e mia si Presidente për pjesën e mbetur të mandatit tim.
Vendimi im i parë si kandidat i partisë në vitin 2020 ishte të zgjedh Kamala Harris si Zëvendës Presidente.
Dhe ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë. Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratë, është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co