Çezena siguroi matematikisht ngjitjen në Serinë B, teksa një festë legjitime shpërtheu në kampin bardhezi pas triumfit 1-0 kundër Peskarës. Një meritë të madhe në ngjitjen në Serinë B e ka edhe Kristian Shpendi. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 20 gola në këtë sezon, duke udhëhequr aktualisht listën e golashënuesve në kampionat.
Shpendi e pati të vështirë të kontrollonte emocionet pas ndeshjes, teksa është përlotur nga ky sukses i skuadrës së tij. Teksa po festonte këtë sukses fantastik talenti shqiptar u tradhtua nga emocionet, teksa nga sytë e tij dolën lot gëzimi. Ndërkohë “L’Ultimo Uomo”, sulmuesit i ka kushtuar një artikull, me titullin “Si e solli Kristian Shpendi Çezenën në Serinë B”. Çezena u rrëzua nga Seria A në vitin 2015 dhe për tri vite në Kategorinë e Dytë, në verën e 2018-s klubi falimentoi për shkak të një borxhi të vlerësuar midis 50 dhe 80 milionë euro. Por, pasi e filloi sërish nga Seria D, duke marrë edhe një emër tjetër, synimi i RC Çezenës ishte të ngjitej sërish në nivelet e larta.
Në sezonin e kaluar bardhezinjtë kanë promovuar talentin e Stiven Shpendit, i cili në gusht u shit tek Empoli për 2 milionë euro. Ai ka kaluar nga të gjitha ekipet e moshave, së bashku me binjakun e tij Kristian. Shpendët vijnë nga një familje shqiptare, kanë lindur dhe rritur në Itali, më saktë në Ankona dhe kanë luajtur gjithmonë bashkë në sulm: fillimisht te Real Metauro, më pas në Delfino Fano dhe pastaj tek Akademia San Marino ku trajneri Masolini i zbuloi dhe pas 42 ditësh negociata blerja nga Çezena u arrit për 5 mijë euro. Të dy do të bënin debutimin e tyre në Serinë C në vitin 2021, pak më shumë se 18 vjeç.
Kristian- Sulmuesi po dëshmon që është një fitues i jashtëzakonshëm në ekipin e parë, po ndikimi i tij në lojë nuk kufizohet vetëm duke shënuar, por ai është një sulmues ekipi. Kristian Shpendi bën diferencën kur mban topin. Fakti që ai godet pa dallim me të dyja këmbët, rrit ndjeshëm numrin e golave: nga 21 të shënuar bashkë me Kupën, ai ka 12 me këmbën e djathtë, 7 me të majtën dhe 2 me kokë, ndoshta themelorja në të cilën duhet të përmirësohet më së shumti.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co