Akti Normativ i qeverisë për ndryshime në buxhetin e vitit 2024 u prit me kritika të hënën gjatë shqyrtimit të tij në komisionet parlamentare.
Kritikat u adresuan kryesisht nga deputetët e opozitës të cilët e cilësuan shqetësues përdorimin e këtij mekanizmi si një praktikë të vazhdueshme në ndryshimin e buxhetit të shtetit duke i mohuar Kuvendit mundësinë për të vendosur për ndryshimin e tij, si një e drejtë kushtetuese.
Ministri i sapoemëruar në krye të Financave, Petrit Malaj, u përball me pyetje mbi menaxhimin e fondeve publike, mungesën e transparencës në rialokimin e tyre, lënien jashtë vëmendjes së grupeve shoqërore vulnerabël, për kthimin e fondeve të mbledhura nga profesionet e lira pas shfuqizimit të tatimit të tyre nga Gjykata Kushtetuese, etj.
Gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, theksoi se mekanizmi i ndryshimit me akt normativ ishte anti-kushtetues, ndërsa akuzoi ministrinë se nuk justifikonte dyfishimin e vlerave të projekteve infrastrukturore.
âKeni shtuar 260 milion euro pĂ«r vetĂ«m 3 projekte rrugĂ«sh pa asnjĂ« studim fizibiliteti apo ndryshim projektiâ- pyeti ai ministrin, duke aluduar pĂ«r âaferĂ« korruptiveâ rritjen e vlerave tĂ« projekteve tĂ« miratuara mĂ« herĂ«t me vlera tĂ« tjera.
Ministri Malaj argumentoi se Financat kishin miratuar një kërkesë të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës dhe se faktorët lidheshin me rritjen e kostove të ndërtimit e ndryshimin e kursit të këmbimit.
âVlerat datonin shumĂ« vite mĂ« parĂ«, dhe ishte e nevojshme tĂ« rishikojmĂ« kĂ«to vlera qoftĂ« nĂ« aspektin e rritjes kostove, por edhe ndryshimit tĂ« kursit kĂ«mbimitâ- u pĂ«rgjigj ai.
Por përgjigja e tij nuk ishte bindëse për opozitën. Bardhi e cilësoi jo të saktë, duke pretenduar se vlerat e projekteve të rrugëve ishin përcaktuar me vendim qeverie 5 muaj më parë.
Edhe në komisionin e Ekonomisë dhe Financave ministri u përball me pyetje nga deputetë të dy krahëve politikë.
Deputetja Jorida Tabaku ngriti po ashtu pikëpyetje mbi fondet që i shtoheshin projekteve të infrastrukturës duke e cilësuar të paplotë argumentimin në relacionin e ministrisë.
Një tjetër shqetësim i Tabakut lidhej me mënyrën se si do të kthehen paratë tek profesionistët e lirë, pasi ligji i qeverisë për taksimin e tyre u shfuqizua në qershor.
âJu thoni qĂ« e bĂ«mĂ« Aktin Normativ pĂ«r shkak tĂ« vendimit tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese pĂ«r profesionet e lira, por ju ato 1.5 miliardĂ« lekĂ« ende nuk ua keni kthyer atyre qĂ« u takojnĂ«â- iu drejtua ajo ministrit.
Malaj pretendoi se Akti Normativ e justifikonte urgjencën nga ky vendim, por nuk sqaroi se si kishte menduar qeveria që të kthente parat që e mbledhura.
âQeveria ka vullnetin pĂ«r tâi kthyer mbrapsht, por po ndjekim rrugĂ«n ligjore, prandaj i jemi drejtuar GjykatĂ«s Kushtetuese qĂ« tĂ« na orientojĂ« se si duhet tĂ« veprojmĂ«â- u justifikua ai.
Deputetët socialistë patën kritika e pyetje që lidheshin me realizimin e shpenzimeve.
âRelacioni nuk flet pĂ«r realizimin e shpenzimeve, ska asgjĂ«â, tha Erjon Braçe, ndĂ«rsa deputetja Pranvera Resulaj pyeti ministrin se âçfarĂ« na garanton qĂ« diferenca prej 150 miliardĂ« lekĂ«sh do tĂ« jetĂ« e realizueshme nĂ« 3 muajt e fundit tĂ« vitit?â
Ndryshimet parashikojnë rritjen e të ardhurave me 27.2 miliardë lekësh, duke rishpërndarë shpenzimet në disa institucione, por pjesa më e madhe e shtesës, 6.6 miliardë lekë i akordohen Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në programin e infrastrukturës.
Procedura parlamentare parashikon që Kuvendi ka të drejtë vetëm ta miratojë ose ta rrëzojë një akt normativ, por jo të ndërhyjë në të, pasi ai është një mekanizëm i ndryshimit të ligjit me fuqi të menjëhershme.
Kjo është hera e dytë brenda vitit që qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ.
Në muajin mars akti parashikonte një rialokim fondesh për një financim 400 milionë euro në tre vitet e ardhshme për ndërtimin e një portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi qeveria dha me koncension portin ekzistues të Durrësit për ndërtimin e një porti jahtesh dhe pallate shumëkatëshe.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co