Bota

Birra Korça, mbretëresha e festave të verës, bën bashkë të huajt dhe shqiptarët në çdo party!

birra korca mbreteresha e festave te veres ben bashke te huajt dhe shqiptaret ne cdo party



































Birra Korça, prodhimi origjinal shqiptar tashmë është pjesë e çdo eventi turistik apo feste të organizuar nga shqiptarët, ku nuk mungojnë edhe turistët e huaj.

MixCollage-17-Jul-2024-12-10-PM-643

Kompania e Birra Korça ka organizuar së fundmi një “party në anije” (Party on Boat), e cila nis turin në Sarandë dhe lundron drejt brigjeve të magjishme të Jonit.

Në këtë event të rëndësishëm shqiptar e të huaj janë bërë bashkë nën ritmet e DJ me në zë, duke festuar me birrën historike Korça.

“Vera e festave dhe e birrës më të mirë shqiptare!”, bën të ditur kompania e Birra Korça në faqen e saj të Instagram-it, ndërkohë që nuk mungojnë pamjet e veçanta të turistëve që bëjnë gëzuar me birrën e njohur shqiptare.

Birra Korça dhe Uji FAB kanë qenë prezente si sponsor kryesor edhe në një tjetër event, bëhet fjalë për Vala Fest. “Vala Fest 2024 është dëshmia se si muzika dhe arti mund të ndërthuren me turizmin për të krijuar përvoja të paharrueshme, duke promovuar njëkohësisht kulturën dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe produktet 100% shqiptare #birrakorca dhe #ujifab”, thekson Birra Korça.  

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts