Sezoni turistik në Shqipëri mbyllet, por për udhëtarët në fluturimet me destinacion Tiranën ose shtegun për t’u rikthyer, një traditë shijeje vazhdon përtej plazheve dhe qyteteve. Birra Korça, e dashur për shqiptarët dhe vizitorët e huaj, tashmë është pjesë e fluturimeve ajrore drejt dhe nga Shqipëria.
Shija e freskët e variantit ‘bjondje’ dhe shija e thellë e variantit ‘e zeze’ bëhen përzgjedhja e parë për të mirëpritur vendin dhe shija e fundit për ta mbajtur Shqipërinë në mendje gjatë kthimit.
Birra Korça ka sjellë një përvojë unike për pasagjerët që, përmes kënaqësisë së një kanaceje 0.3 litër, e përjetojnë atmosferën shqiptare që në avion. Kjo birrë tashmë bëhet simbol i mikpritjes, ndërsa pasagjerët, me birrë në dorë, shkëmbejnë buzëqeshje, shoqëruar me emocionet e aventurës në Shqipëri ose mall për të qëndruar më gjatë.
Edhe pse sezoni veror turistik përmbyllet, Birra Korça vijon të shërbehet çdo ditë në fluturimet e linjave ajrore. Me çdo kanace që hapet, shija e Shqipërisë vazhdon të freskojë çastet e udhëtarëve tanë, duke bërë që shqipëria të qëndrojë gjithmonë e freskët në kujtesën e tyre.