Lorena Kodra
Filloi në Korçë festa më e madhe verore në Shqipëri, festa e birrës e cila ka në fokus të veçantë pijen ikonike të qytetit, Birrën Korça. Birra Korça me shijen e saj unike mbetet e preferuara dhe e përzgjedhur për të gjithë vizitorët në festë. Për adhuruesit e birrës, Birra Korça prezantoi në ditë e parë të festës risinë e saj më të fundit në treg: GOLD by Korça, një birrë premium, e krijuar për të sjellë një përvojë të veçantë shijimi.
[embedded content]
Me një përzierje të kujdesshme të përbërësve më të mirë dhe një proces prodhimi të rafinuar. GOLD by Korça sjell një aromë të pasur dhe një shije të rafinuar që e bën çdo gllënjkë të paharrueshme.
Për 5 netë me radhë pjesëmarrësit në festë do të kenë mundësi të shijojnë festën në dy pole të rëndësishme të qytetit, tek terminali dhe shtëpia e Birrës Korça.
Në skenën gjigande tek terminali i autobuzëve intepretuan natën e parë të festës emra të njohur të muzikës si vëllezërit korçarë Prifti, Keli Kelikidhu apo Xheisara.
E organizuar për të 18 vit radhazi kjo festë ka treguar që Birra Korça mbetet e preferuara. E shpërndarë në 14 stenda birra Korça do të ofrojë për konsumarorin shije dhe cilësi në 5 netët e festës.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co