Bisedimet për paqen, shefi i NATO-s: Ukrainën duhet ta vendosim në pozicionin më të fortë të mundshëm

bisedimet per paqen shefi i nato s ukrainen duhet ta vendosim ne pozicionin me te forte te mundshem scaled







































Kreu i NATO-s ka thënë se dëshiron ta vendosë Ukrainën në pozicionin më të fortë të mundshëm për çdo bisedim paqeje me Rusinë.

mark rutte

Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte do të takohet sot në Bruksel me Volodymyr Zelenskyy dhe disa liderë evropianë.

Ai u shfaq i frustruar nga spekulimet për bisedimet e paqes, duke thënë se të folurit publikisht për to është në dobi të Vladimir Putinit.

Rutte tha se kushtet e çdo bisedimi të paqes duhet të varen nga Ukraina, Rusia dhe çdo tjetër në tryezën e negociatave, duke shtuar: “Nëse tani fillojmë të diskutojmë mes vete se si mund të duket një marrëveshje, ne e bëjmë të lehtë për rusët.”

Ai tha se qëllimi i bisedës me Zelensky ishte të “diskutohej gjithçka që kishte të bënte me Ukrainën”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →