Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka takuar sot përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.
Bislimi njofton se në takim u bisedua për dy dekada e gjysmë dhimbje e padrejtësi e mohim të vazhdueshëm të Serbisë të krimeve të luftës, transmeton Telegrafi.
“Duke përshëndetur miratimin muajin e kaluar të rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për njohjen e gjenocidit serb në Srebrenicë dhe shënimin e 11 korrikut si “Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës”, theksuam rëndësinë për intensifikim të përpjekjeve për njohjen e mëtejshme ndërkombëtarisht edhe të gjenocidit serb në Kosovë”, ka shkruar Bislimi në profilin e tij në Facebook.
Bislimi ka pohuar se Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi.
“Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për krimet e saj, teksa është po i njëjti aparat shtetëror që ende sot udhëheq vendin. Diskutuam dhe mbi procesin e dialogut, ku i njoha me pengesat që Serbia po i bën procesit, shkeljet e vazhdueshme, dhe mungesën e vullnetit dhe gatishmërisë së tyre për ecjen tutje dhe zbatimin e marrëveshjeve”, thotë mes tjerash ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co