“Biznesi fason në krizë të thellë”, Xhixho: Kërcënohen të ardhurat mujore të mijëra familjeve, qeveria të ndërhyjë

biznesi fason ne krize te thelle xhixho kercenohen te ardhurat mujore te mijera familjeve qeveria te nderhyje
biznesi fason ne krize te thelle xhixho kercenohen te ardhurat mujore te mijera familjeve qeveria te nderhyje

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho është shprehur se biznesi fason ka përfunduar në një krizë të thellë pasi tkurra me shpejtësi e kompanive të tilla po lë pa punë mijëra gra dhe vajza.

Ajo shtoi se nga nisja e këtij viti janë mbyllur tre mijë vende pune, ndërsa kriza ka përfshirë fasonët në Shkodër, Laç, Elbasan, etj.

Sipas saj gjasat janë që kriza të vijojë të zgjerohet, duke kërcënuar me humbjen e të ardhurave mujore mijëra familje.

Reagimi i plotë:

Biznesi fason në krizë të thellë!
Tkurrja me shpejtësi e kompanive fason po lë pa punë mijëra gra dhe vajza.
• Tre mijë vende pune janë mbyllur që nga nisja e këtij viti
• Kriza ka përfshirë fasonët në Shkodër, Vau i Dejës, Has, Laç, Fush-Krujë, Krujë, Elbasan, Gramsh dhe Bilisht
• Gjasat janë që kriza të vijojë të zgjerohet, duke kërcënuar me humbjen e të ardhurave mujore mijëra familje. Rreth 400 mijë shqiptarë që ushqehen përmes këtij biznesi janë sot të rrezikuar.
Kriza e fasonëve është rezultat i politikave të gabuara të qeverisë, e cila i ka hapur rrugë pastrimit të parave. Mbiçmimi artificial i lekut po shtyn në buzë të greminës biznesin e ndershëm që paguan taksa e bashkë me të edhe mijëra ekonomi familjare.
Qeveria duhet të ndërhyjë urgjentisht fillimisht me paketën e premtuar të masave e më pas me mbështetjen në terma më afatgjatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →