Blinken në Tiranë, Aleksandër Çipa: Amerikanët të interesuar për luftë ndaj korrupsionit dhe rikthimin e balancave në politikë

blinken ne tirane aleksander cipa amerikanet te interesuar per lufte ndaj korrupsionit dhe rikthimin e balancave ne politike
blinken ne tirane aleksander cipa amerikanet te interesuar per lufte ndaj korrupsionit dhe rikthimin e balancave ne politike

Analisti Aleksandër Çipa ka komentuar vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në vendin tonë.

Në rubrikën “Opinion” në News24 ai u shpreh se Shtetet e bashkuara janë të interesuara për luftë ndaj korrupsionin dhe rikthimin e balancave në politike në Shqipëri.

Ai ka shtuar se vizita e zyrtarit të lartë amerikan rrit partneritetin mes dy vendeve si dhe e ka lidhur me situatën gjeopolitike dhe tensionet në rajon.

Pjesë nga biseda në studio:

Vizita rrit partneritetin mes dy vendeve. Së dyti plotëson kalendarin e vizitave të larta mes DASH dhe Shqipërisë, së treti ka ndikimi mbi situatën rajonale dhe ndërkombëtare, është një prezencë amerikane e cila në kushtet e tensionit në Ballkan është mesazh që i lëshohet vendeve Ballkanike.

[embedded content]

Vizita ka lidhje edhe me situatën gjeopolitike, përplasje Perëndimi me Rusinë dhe tensionet e Rusisë në Ballkan.

Pse u zgjodh Tirana për të lëshuar mesazhe që prekin rajonin?

Jemi një vend që në dy dekada kemi promovuar paqen dhe nuk kemi nxitur tension. SHBA e luan këtë kartë. Në kushtet e një tensioni gjeopolitik dhe ushtarak, nuk përjashtohen mundësitë që të kemi një kontribut të një konteksti në funksion të NATO-s që e investon. Jo më kot në axhendë parashihen takime me krerët e institucionet e larta dhe elitën e projektuar, takim që është potencues në mesazhin e vet.

Kemi të bëjmë me çështje si siguria, përgatitja e partneritetit brenda NATO-s, nuk është e rastësishme që deklarata e DASH nënvizon kontributet bilaterale.

Së treti, në interesimin amerikan ka dy elementë potencialë, lufta ndaj korrupsionin, ndaj ka edhe një vizitë me kreun e SPAK Altin Dumani, dhe aspekti tjetër ka të bëjë me faktin se është e interesuar për demokracinë në Shqipëri, rikthimin e balancave.

Reforma në drejtësi monitorohet nga amerikanët. Takime rutinë në funksion të monitorimit?

SHBA nuk monitorojnë por janë të përfshirë në rrolin e monitoruesit, ndërhyrjes së drejtpërdrejtë. E ka pranuar edhe Rama, që në këtë mision SHBA janë bashkëpjesëmarrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →