Blinken nuk takoi opozitën, analisti Andoni: Sekretari amerikan nuk mund të merret i ndividualisht me secilin individ. Politika e brendshme…

blinken nuk takoi opoziten analisti andoni sekretari amerikan nuk mund te merret i ndividualisht me secilin individ politika e brendshme
blinken nuk takoi opoziten analisti andoni sekretari amerikan nuk mund te merret i ndividualisht me secilin individ politika e brendshme

Gazetari dhe analisti Ben Andoni deklaroi se Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka vizituar vetëm vendin tonë në rajon, pasi jemi i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka probleme me fqinjët.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24 ai tha se qeveria e SHBA do që të bashkëpunojë me vende të cilat jo vetëm i premtojnë por i mbajnë premtimet për objektivat që vendosin.

Sa i përket mungesës së një takimi me opozitën, Andoni tha se kjo duhet parë në një rrafsh më të gjerë dhe të shihet rëndësia e takimit për Shqipërinë.

“Postimi në X ishte esenca e mesazhit të tij. Është pjesa e drejtësisë lufta ndaj krimit të organizuar për të cilën jemi krenar në anën negative pasi krimi ka marrë përmasa të frikshme.

Qeveria e SHBA do që të bashkëpunojë me vende të cilat jo vetëm i premtojnë por i mbajnë premtimet për objektivat që vendosin. Këtë rast objektivi ishte për Kuçovën që u materializur brenda një takimi.

Edhe Kosova është një vend pro amerikan., është produkt i SHBA në këtë zonë të Europës. Të gjitha këto Bliniken i përmblodhi, bëri përshtypje jo të vogë me mos takimet me opozitës. Nuk duhet parë negativisht.

Takim real me opozitën nuk kishte. Për fat, dhe këtu opozita nuk duhet të ketë shqetësime, pak vite me parë John Carry ka qenë në selinë e PD.

Politikisht Shqipëria është e vogël për interesat e SHBA. U duhet një vend me të njejtën gjatësi vale me ta, dhe jo të merren me politikën e brendshme. Blinken nuk mund të merret i ndividualisht me secilin individ.

Në pjesën protokollare ka qenë një mesazh i madh për opozitën.

Mbi të gjitha duhet leximi për Shqipërinë, e cila nuk është vetëm e Ramës dhe mazhorancën, është e të gjithëve.

Vizitoi vetëm Shqipërinë ne rajon

Përveç politikës së brendshme qeë ka shumë probleme, jemi vendi i vetëm në rajon që nuk ka probleme me fqinjët”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →